• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRPLAS ME BASHËN NË KUVEND/ Bardhi sqaron RRTHANAT! Çfarë i tha Tabakut për shkresat
Home
Politikë

U PËRPLAS ME BASHËN NË KUVEND/ Bardhi sqaron RRTHANAT! Çfarë i tha Tabakut për shkresat

7 September, 2023 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar rrethanat e përplasjes me Bashën në Kuvend, në momentin që kryetarja Lindita Nikolla anonçoi kryetarin e ri të grupit parlamentar të PD-së

I ftuar në “Top Story”, Bardhi tha se debati ishte nxitur nga Basha, i cili megjithëse kishte firmosur shkresën për ndërrimin e kreut të grupit në Kuvend, i tha Tabakut që s’kishte asnjë lloj dijenie sepse nuk merrej ai me procedurat. Pavarësisht seriozitetit të situatës, Bardhi tregoi se kacafytja brenda përbrenda PD-së, padyshim që nuk e bën të ndihet krenar.

Duma: Përmende dhe rithe qesharak, por pash Zotin çfarë i the Bashës tek ulëset në Parlament, që gati e kërcënon dhe ai nuk reagon?

Badhi: Në fakt unë nuk dua të them se çfarë bisedash bëmë. Një skenë e tillë padyshim që nuk më bën krenar sepse unë nuk jam atje për të bërë debat me zotin Basha. Në nisje të seancës kemi patur një komunikim shumë normal. Jemi përshëndetur ashtu sikurse jam përshëndetur me çdo koleg deri në momentin që zonja Nikolla lexoi njoftimin që kishte firmosur zoti Basha.

Në atë moment kolegia Tabaku e pyet: “Çfarë është kjo shkresë që ke sjellë në Kuvend?”

Duma: As Tabaku nuk dinte gjë?

Bardhi: Ne e dinim që shkresa kishte ardhur sepse aq informacion në Kuvend e kemi. Por ajo e pyeti “ç’është kjo shkresë që ke firmosur?”, dhe me një qetësi absolute Basha i përgjigjet “nuk kam dijeni, nuk merrem unë me procedurat”. Ndërkohë që shkresën e kishte firmosur vetë.

Në momentin që kryetarja e Kuvendit kishte fjalën unë nuk bëra asnjë lloj reagimi, por thjesht shtypa butonin për të kërkuar fjalën për procedurë. Në atë moment sigurisht që zoti Basha ka menduar se unë do ta kundërshtoja atë akt dhe më kthehet dhe më thotë “më lejo një këshillë. Ska nevojë të bësh debat dhe sherr. Çohu merr fjalën si kryetar grupi parlamentar që je.”. Por këtë akt dhe këtë lloj sjellje pa iu dridhur asnjë muskul në fytyrë, unë e konsiderova hipokrite. Pra na fut vetë në një situatë krejtësisht të pakëndshme për deputetët dhe grupin, dhe pasi ka bërë veprimin, më kërkon që ta marrë unë fjalën si kryetar grupi ndërkohë që ka firmosur një shkresë që tregon se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NATA MË SPECIALE..."/ Stresi konfirmon romancën më këtë foto të ëmbël
Previous article AKSIDENT NË AKSIN KARDHIQ-SARANDË/ Përplasen dy automjete, një i plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT