• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRDOR EDHE NË KINË/ Ilaçi i prodhuar në Rusi kundër Koronavirusit? Si qëndron e vërteta (FOTO)
Home
Shëndet

U PËRDOR EDHE NË KINË/ Ilaçi i prodhuar në Rusi kundër Koronavirusit? Si qëndron e vërteta (FOTO)

18 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Shëndet

Mediat ruse i bëjnë jehonë një ilaçi të prodhuar në kohën e Bashkimit Sovjetik, i cili thuhet të jetë përdorur në Kinë për të luftuar koronavirusin. Thuhet se, ministria kineze e Shëndetësisë ka përfshirë zyrtarisht ilaçin Arbidol (përbërës aktiv: umifenovir) në listën e ilaçeve që përdor kundër koronavirusit COVID-19.

Ilaçi u zbulua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1974. Në Rusi, përdoret për të trajtuar gripin dhe ftohjen e zakonshme, dhe është një nga ilaçet më të shitur në vend, i disponueshëm nga çdo farmaci.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Por pavarësisht kësaj, Organizata Botërore e Shëndetit nuk e konfirmon që ky ilac ka efekt mbi koronavirusin, duke iu referuar studimeve të bëra.

Megjithatë Kina, përveç Arbidol, në listën e saj të trajtimeve ka futur barna që janë përdorur në të kaluarën, në shpërthime të infeksioneve koronavirus (SARS-CoV në 2003 dhe MERS-CoV në 2012), përkatësisht ribavirin, lopinavir /ritonavir.

Portali në gjuhën ruse “Bell” hetoi për dy javë për të zbuluar nëse Arbidol i epokës sovjetike kishte ndonjë lidhje me atë që po përdorej në Kinë. Përgjigja doli të ishte po. Intervistuan ekspertë të ndryshëm të cilët konfirmuan që emri kinez i ilaçit tingëllon si Arbidol. Në një forum mjekësh kinezë u gjet se , 阿比多尔do te thoshte Arbidol. Që ilaçi në fjalë është i njëjti agjent antiviral i zhvilluar në Bashkimin Sovjetik sqarohet edhe në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste të Kinës.

Por situata mbetet e paqartë, pasi OBSH refuzoi ta njohë atë si një kurë për gripin, dhe rregullatori amerikan FDA nuk e ka certifikuar atë, pasi testet laboratorike nuk arritën të konfirmojnë efektivitetin e tij.

Pavarësisht kësaj në Rusi, Arbidol është jashtëzakonisht popullor. Ishte I përfshirë në listën zyrtare të ilaçeve jetësore, krahas, insulinës për diabetikët dhe steroideve siç është progesteroni. Në vitin 2009, rekomandohej nga Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social, Tatyana Golikova si një profilaktik kundër gripit të derrit. Sidoqoftë, mbetet subjekt skepticizmi.

Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve i St.Petersburg, Aleksandër Khadzhidis citon mungesën e provave për kredencialet medicinale të Arbidol: “[[Arbidol dhe disa ilaçe të tjera antivirale] kanë qenë në qendër të një duzine studimesh, ato vështirë se mund të quhen autorizuese,” thotë ai.

Përkundër sfondit të epidemisë COVID-19, Otisifarm, prodhuesi rus i Arbidol, nisi një fushatë reklamimi në radio në fund të janarit, duke pretenduar se ilaçi ishte “efektiv edhe kundër koronavirus”. Si rezultat, shitjet e Arbidol në Rusi u rritën në masën 80%.

E siç thuhet, lajmi ka marrë dhenë dhe nga Kina e largët ka mbërritur në Itali. Mediat italiane shkruajnë për të njëjtin ilaç duke iu referuar një video të bërë virale tashmë, të një çifti të moshuarish italianë që blejnë Arbidol në një aeroport të Moskës.

Skepticizëm ka edhe në mediat italiane. Ato i referohen një studimi të publikuar në shkurt te Smartmag, që i referohen këtij ilaçi të përdorur për infeksionet antivirale, por që nuk lejohet të përdoret në vendet perëndimore.

A po pasurohet Rusia nga shitja e Arbidol? Patenta e Rusisë për Arbidol skadoi në vitin 2007, që do të thotë se çdo prodhues tani mund të shesë një ilaç gjenerik me të njëjtin përbërës aktiv. Në Kinë, gjashtë kompani të mëdha farmaceutike kanë prodhuar Arbidol që nga viti 2010, ndërsa në Rusi mbetet në shitje në çdo farmaci. Një paketë kushton 136 rubla (2 dollarë).

(m.a/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSI/ Temperaturat e larta nxjerrin vlonjatët në rrugë, nuk mbajnë maska dhe doreza (VIDEO)
Previous article U KAP NË FLAGRANCË/ Tentoi të vidhte një banesë, arrestohet një femër nga Shqipëria në Prizren

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT