Por daljet në rrugë nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse, duke dalë pa maskë dhe doreza.

Ndërkohë, lëvizja e automjeteve ka qenë më e paktë, duke lëvizur vetëm makinat e kompanive me autorizim.

Në farmaci, ashtu si në shumë qytete të vendit, nuk ka maska dhe dezinfektantë.

Nga ana tjetër, në mbrëmje është gjobitur një këmbësor i cili ka thyer shtetrrethimin pas orës 18:00.

Ndërsa 6 automjete janë bllokuar pasi kanë thyer rregullin e lëvizjes, dhe 2 shoferëve u është hequr leja e drejtimit.