Pasditen e sotme është arrestuar në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi rezulton i përfshirë në një akt korrupsioni.
AlpeNews.al risjell çështjen e bujshme ku prokurori i Gjirokastrës është akuzuar. (Lajmi)
Më 7 korrik 2018, prokurori u akuzua nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre.
Nëna e vajzës ka akuzuar prokurorin se e ka goditur pas seances, pasi ajo i kishte kërkuar llogari.
Disa orë pas akuzave, ka reaguar edhe prokurori Spartak Çoçoli, i cili është shprehur se prej 7 muajsh është munduar të kthejë vajzën në shtëpi, por ajo nuk pranon.
Pikërisht ky ka qenë momenti që ka irrituar familjarët e të miturës, të cilët hodhën akuza për ryshfet ndaj prokurorit. Mësohet se që nga ky moment prokurori i Gjirokastrës ka qenë në përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngarkim të tij të ketë edhe çështje të tjera ku dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.
/AlpeNews.al


