• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U mahnit nga USHTARAKËT E FRANCËS, Trump ‘fiksohet’ pas paradave madhështore
Home
Nderkombetare

U mahnit nga USHTARAKËT E FRANCËS, Trump ‘fiksohet’ pas paradave madhështore

7 February, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Aq përshtypje i ka bërë Donald Trumpit parada ushtarake në Ditën e Bastijes, vitin e kaluar, sa i ka kërkuar Pentagonit të organizojë një shfaqje të ngjashme në Uashington DC.

Procesi i planifikimit është në fillesat e tij, megjithatë, kërkesa e shefit të Shtëpisë së Bardhë për Departamentin e Mbrojtjes ka qenë ta eksplorojë një herë idenë.

Demokratët nxituan ta krahasonin përpjekjen e tij me demonstrimin ushtarak të kombeve autokratike.

Përpara se të konfirmohej nga Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, planin e kishte zbuluar gazeta “Washington Post”.

“Presidenti Trump – konfirmoi Sanders, – është mbështetës i anëtarëve të shërbimit të Amerikës, që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbajtur vendin tonë të sigurtë. Ndaj dhe i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të shohë mundësinë e një feste, në të cilën të gjithë amerikanët të mund të tregojnë vlerësimin e tyre.”

Ishin mediet vendase, ato që e lidhën këtë ide me admirimin e Trumpit për paradën ushtarake që ai ndoqi në Paris, në korrik të vitit të kaluar.

Ngjarja që shënoi 100-vjetorin e përfshirjes së Amerikës në Luftën e Parë Botërore ishte konceptuar në mënyrë të tillë, që trupat të marshonin nëpër “Champs-Élysées” të shoqëruar nga dhjetëra automjete ushtarake, fluturime avionësh ushtarakë dhe kalorësi tradicionale të montuar.

“Ishte një nga paradat më të mëdha që kam parë”, tha më vonë Trump. “Ne do të duhet të përpiqemi të shkojmë dhe më lart sesa aq”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I ati kishte rënë në GJUMË kur ..."/ Ja çfarë i ndodhi vajzës 2 vjeçare nga GABIMI FATAL i babait
Previous article Martin Schulz bëhet ministër i Jashtëm: Ja si e ‘ndajnë tortën’ gjermanët

g.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT