• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KZEKUTUA DJE NË TIVAR/ Analiza: A ishte Edmond Mustafa “dëshmitar i rrezikshëm” për klanin e Skaljarit?
Home
Aktualitet
Kronikë

U KZEKUTUA DJE NË TIVAR/ Analiza: A ishte Edmond Mustafa “dëshmitar i rrezikshëm” për klanin e Skaljarit?

28 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia malazeze po heton nëse anëtarët e klanit kriminal Skaljar kanë vrarë të martën Edmond Mustafën (29 vjeç) për ta penguar të fliste para hetuesve për veprimet kriminale të grupit, në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë edhe vetë viktima deri pak kohë më parë, shkruan “Vijesti”.

Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës në Tivar. U vra nga një bashkëpunëtor i klanit Skaljar, Dino Ibrahimoviq (27 vjeç).

Teksa Mustafa ishte duke ecur, dorasi iu afrua nga pas dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij me një automatik. 29-vjeçari shqiptar mbeti i vdekur në vend, ndërsa vrasësi u arratis me një skuter elektrik. Por Ibrahimoviq u arrestua më pak se një orë më vonë.

Për gati një dekadë, Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit që udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur, i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.

Pas vrasjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë. Kjo mbështetet edhe nga transkriptet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” të policëve që u arrestuan si bashkëpunëtorë me krimin më herët.

Sipas transkriptëve të policëve, të cilët i raportojnë liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver, ata garantojnë se Mustafa do ta akuzonte liderin e Skaljarit, Jovan Vukotiq, për shumë vrasje.

Megjithatë, policia pretendon se të shtënat e djeshme kanë qenë përballje mes anëtarëve të të njëjtit grup kriminal.

Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë.

Vrasja

Pasi Mustafa u godit me disa predha nga Ibrahimoviqi, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.

Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u identifikua dhe arrestua brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Dino Ibrahimoviq gjithashtu kishte urdhërarrest ndërkombëtar “me një shtet me të cilin Mali i Zi s’ka marrëveshje ekstradimi”.

Kush është i vrari dhe dorasi

Edmond Mustafa që u vra dje ka mbushur ballinat e gazetave për kronikën e zezë për gati një dekadë.

Ai ishte arrestuar për krime me elemente dhune, zhvatje, armëmbajtje pa leje.

Në bisedat në aplikacionin “Sky ECC”, që u thye nga agjencitë e huaja perëndimore, emri i Mustafës përmendet në bisedat e një nga kokave të krimit në Mal të Zi, Petar Lazoviq, në gusht të vitit 2020.

Dokumenti i policisë thotë pothuajse të njëjtën gjë që Mustafa e postoi më pas në Instagram. Në atë rrjet social, në llogarinë “come_licno_djavo_po_svoje” ka shkruar se ka ditur se kush ka marrë pjesë në vrasjet e Armin Musa Osmanagiq, Andrije Mrdak, Srdan Vlahoviq, Bozhidar Tomasheviq, Zheljko Vukoslavçeviq, Ivan Laban, Sllobodan Saranoviq, Niko Roganoviq, Millosh Shakoviq, Marko Jovanoviq, Marko Sjekloqe dhe Jovan Klisiq.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi më herët ka thënë se po merret me pretendimet që kishte bërë Mustafa.

Ndërkohë, dorasi Ibrahimoviq u arrestua disa herë – për tentativë vrasje, sjellje të dhunshme, por edhe për akuza se ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Shqepan Roganoviq. Roganoviq u vra më 13 shkurt 2020.

Për vrasjen janë përgjegjës Igor Vukotiq, Mili Bajramoviq, Krsto Vujiq, Marko Radoviq, Igor Glavash, Millosh Komar, Slavko Raduloviq, Millosh Gvozdenoviq dhe Dino Ibrahimoviq.

Vukotiq, Bajramoviq dhe Vujiq po gjykohen në mungesë për shkak se janë në arrati. Të gjithë të pandehurit e mohuan fajin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO TA HARROJMË KURRË..."/ Zelensky zbardh takimin me Ramën: Folëm për…
Previous article SAMITI PËR UKRAINËN/ Vuçiç mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pritet nga Rama dhe Zelensky

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT