• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KËRKONIN PARA TREGTARËVE/ Operacioni “Ambulanti”, kush janë 3 policët e arrestuar për korrupsion (EMRAT)
Home
Breaking News

U KËRKONIN PARA TREGTARËVE/ Operacioni “Ambulanti”, kush janë 3 policët e arrestuar për korrupsion (EMRAT)

18 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës janë arrestuar pasditen e së dielës nga oficerët e Seksionit për Hetimin e Korrupsioni.

Ata dyshohet se u kërkonin para tregtarëve ambulantë, kryesisht në zonën e Laprakës, në mënyrë që t’i lejonin të kryenin veprimtarinë e tyre. Operacioni për arrestimin e tre efektivëve të Policisë Bashkiake, i koduar “Ambulanti”, u realizua nga oficerët e Policisë në bashkëpunim me njësinë TaskForcë të Prokurorisë së Tiranës. Burime nga Policia thanë se të arrestuarit janë efektivët: Eduart D., 39 vjeç, Hekuran Rr., 43 vjeç dhe Nuredin D., 43 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se këta efektivë, në raste të veçanta, por edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrit, dyshohet se i kanë lejuar tregtarët ambulantë, në zonën e Laprakës, që të zinin trotuaret për të ushtruar aktivitetin e tyre, duke u marrë nga 500 lekë të rinj çdo ditë.

Të paktën rreth kësaj vlerë llogaritej ryshfeti i përditshëm që ata kërkonin nga shitësit, në mënyrë që të mos ua hiqnin tezgat. Mësohet se hetimet në ngarkim të 3 policëve kanë nisur fill pas kallëzimit të disa prej tregtarëve. Ndërsa arrestimi i tyre është kryer në zbatim të urdhërarresteve të firmosura nga Prokuroria e Tiranës.

OPERACIONI

Policia e Tiranës njoftoi dje zyrtarisht se në kuadër të operacionit policor të koduar “Ambulanti”, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë të Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit Eduart D., 39 vjeç, Hekuran Rr., 43 vjeç dhe Nuredin D., 43 vjeç, banues në Tiranë, të tre me detyrë policë bashkiakë në Policinë Bashkiake Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 259/25 i Kodit Penal”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FESTIVALI I 57 I KËNGËS"/ Jonida Maliqi: Përjetimet e rikthimit , Eurovizioni dhe surprizat për publikun
Previous article PASI IU BASHKUA STUDENTËVE NË PROTESTË/ Jul Deda ka një mesazh për ata që komentojnë bindjet e tij politike (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT