Gjykata e Vlorës ka lënë me masën ‘detyrim paraqitje’ Elidon Çelën, i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës, pasi u kap me mallra kontrabandë, si pesticide dhe ilaçe.
Elidon Çela, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën rreth 500 mijë euro të fshehura në autobus është shoqëruar sërish nga policia. Çela, pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u ndalua në pikën kufitare të Vlorës, për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide.


