Një sipërmarrës shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite burg për posedim dhe shitje droge.
Aleksandër Zotaj, ish-pronar i një salloni bukurie në Rimini dhe aktualisht ortak në këtë biznes, është dënuar nga Gjykata italiane me gjykim të shkurtuar, pasi ai kishte pranuar krimin.
Ishte një inspektor i policisë bashkiake i cili vuri re kokainën e fshehur pranë makinës së parkuar të shqiptarit, e cila sipas autoriteteve ishte 80% e pastër.