Policia e Shtetit ka arrestuar një italian në pikën kufitare të Muriqanit, pasi iu gjetën lëndë narkotike.
Burimet për median bëjnë me dije se shtetasit italian i janë gjetur 53 kilogram drogë e fshehur në bombola oksigjeni.
Në pranga ka rënë Kristiano Tarapani. Personi në fjalë është shprehur në polici se nuk kishte dijeni për drogën dhe se kishte ardhur në Shqipëri për të blerë bombolat e oksigjenit pasi ishin më lirë.
Vlera e 53 kg drogë në formë çokollate shkon rreth 150 mijë euro.


