Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tragjike, ku një 28 vjeçare nga Korça humbi jetën nga koronavirusi
Sipas informacioneve e reja ishte shtruar në spital prej më shumë se dy javësh si pasojë e COVID, pasi kishte lindur fëmijën e saj të tretë të cilën nuk ka mundur ta marrë në krah.
Nga ana tjetër bebja ka rezultuar negative dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht e reja është trajtuar me metoda të thjeshta por pasi gjendja e saj është rënduar mjekët e kanë futur në intubim.
Burime thonë se 29-vjeçarja ka ndërruar jetë nga komplikacioni kardiak, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ditët e fundit ka patur një rritje alarmante të infeksionet edhe tek moshat e reja.


