• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA NË ITALI PËR TË VUAJTUR DËNIMIN PËR DROGË/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’
Home
Aktualitet
Kronikë

U EKSTRADUA NË ITALI PËR TË VUAJTUR DËNIMIN PËR DROGË/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka kërkuar konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatijas, i njohur edhe si ‘Zot i Drogës’. Bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatisë, vëllait e bashkëshortes të tij, të cilat sipas argumentimit të SPAK janë me burim të pajustifikuar. Në pasuritë që kërkohet konfiskim nga SPAK përfshihen një apartamente, garazhe, automjete si dhe një hotel i familjes Hatia i cili pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.

Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuajë dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015. 50-vjeçari që luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit për të shmangur ekstradimin, u kap të mërkurën në orët e para të mëngjesit në hotelin e tij në qytetin e Durrësit. Policia ndërhyri rreth orës 04:00, kur i shumëkërkuari prej pesë vitesh sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe po ushqente pulat në një ambient në pjesën pas hotelit.

Sipas hetimeve në Itali, 20 vite më parë Alket Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria. Hatija u arrestua në 2017-ën, por disa muaj më vonë Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Në vijim Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua, nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Report Tv siguroi video ekskluzive të arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar zoti i drogës, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht i cili ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARËT "BIZNES FAMILJAR" ME DROGË NË SELANIK/ Sekuestrohen 585 kg kokainë, paketimi me simbole naziste
Previous article AUTORIZOHEN TRUPA SHTESË PËR KOSOVËN/ NATO: Do të ndërmarrim të gjitha veprimet për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT