Një çift bashkëshortësh së bashku me dy mbesat e tyre me origjinë shqiptare janë arrestuar në Greqi, pasi janë kapur me një sasi të madhe kokaine në Selanik.
Ky aktivitet kriminal drejtohej nga familja shqiptare, ndërsa në total janë arrestuar 7 persona. Drejtuesi i bandës është me origjinë shqiptare por me kartë identiteti greke. Burimet e policisë së Greqisë bëjnë me dije se asnjë prej të arrestuarve nuk ishte shoqëruar, apo dënuar më parë. 50-vjeçari kishte rolin e importimit të sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine ndërsa mbikëqyrte të gjitha lëvizjet e mëtejshme në territorin grek dhe në të gjitha vendet evropiane.
Por si arriti policia greke të binte në gjurmët e bandës me drejtues shqiptarë?
Ditën e djeshme, autoritetet greke kryen një operacion nga punonjës policie të Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve Selanik, gjatë të cilit dy prej autorëve, lëviznin me makina pasagjerësh me qira. Njëri prej tyre është ndalur për t’u kontrolluar, ndërsa drejtuesi i mjetit të dytë në tentativë për t’u arratisur është përplasur me makinën dhe është përplasur në rrethojën e ndërtesës, pa raportuar për lëndime.


