• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA DY DITË MË PARË/ Lihet në burg Soni Pepa, pjesë e grupit të Çopjave
Home
Aktualitet
Kronikë

U EKSTRADUA DY DITË MË PARË/ Lihet në burg Soni Pepa, pjesë e grupit të Çopjave

9 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Soni Pepën alias Vilson Pepën.Pepa u ekstradua dy ditë më parë nga Republika Domenikane.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Interpoli, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 90, datë 09.09.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Soni Pepa alias Vilson Pepa si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/1, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, parashikuar nga neni 287/1 gërma “b” dhe 28/1 të K.Penal, “Organizata kriminale” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333, paragrafi 2 i K.Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 i K.Penal.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Soni Pepa alias Vilson Pepa, të dërgohet menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës”, thuhet në vendim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM BIZNESMEN, ME RAGIP GILËN..."/ Shënjestra e atentatit në Shkodër, zbardhet DËSHMIA e Erogen Vasos
Previous article TRAGJIKE NË LEZHË/ 16-vjeçarja ra në kontakt me kabllot elektrike në rrugë, ndërron jetë

s.autor

Postime të ngjashme

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit Aktualitet

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT