• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËMTUAN NGA TËRMETI I NËNTORIT/ Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, Viti i Ri do i gjejë me shtëpi të reja
Home
Sociale

U DËMTUAN NGA TËRMETI I NËNTORIT/ Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, Viti i Ri do i gjejë me shtëpi të reja

5 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.

Kemi mbyllur zyrtarisht menaxhimin e krizës për tërmetin e 21 shtatorit. Kemi shlyer pagesat cash për 1800 familje që patën dëmtime nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë janë rindërtuar 60 shtëpi, të cilat tërmeti i shtatorit i dëmtoi përtej riparimit. Mezi pres që të njëjtën gjë ta themi edhe për familjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kemi filluar me dhënien e shtëpive të para, që janë ndërtuar përmes procesit të rindërtimit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në terren po ecet me ritme mjaft të shpejta çka garanton se brenda Vitit të Ri 850 familje që humbën banesat individuale nga tërmeti tragjik i Nëntorit të shkuar do marrin çelësat e shtëpive të reja.

“Do të ndihmojmë 850 familje me shtëpi individuale. Ndaj, një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to. Në disa raste kontaktorët e kanë bërë shumë më shpejt sesa afati 8 javor, madje disa shtëpi kanë mbaruar për 3-4 javë, disa do ta marrin të plotë afatin 8 javor duke qenë se janë në zona më periferike rurale, ku edhe transporti bëhet me kafshë, sepse janë realisht zona të thella”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIRURGIA E PARË HUMBI BETEJËN ME COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s'vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Gjendet i pajetë i mituri në liqenin e Farkës. Çfarë thotë policia

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT