• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KIRURGIA E PARË HUMBI BETEJËN ME COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s’vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona
Home
Breaking News

KIRURGIA E PARË HUMBI BETEJËN ME COVID/ Mjekët: Nuk mundëm dot të të shpëtonim! Njerëzit si ti s’vdesin kurrë, por jetojnë në zemrat tona

5 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

– Shkuarja në punë për mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës, sot nuk ka qenë aspak e lehtë! Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të shtunë ato nuk mundën t’i thonin “mirëmëngjes”, koleges së tyre, Zyliha Kraja, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pas një muaji luftë me COVID-in.

Me “zemërimin” që nuk mundën ta shpëtonin e të pikëlluar për humbjen, kanë zgjedhur që të thotë disa fjalë për Krajën, kolegen e palodhur, doktoreshën humane dhe besnike të profesionit që i shërbeu deri në ditën e fundit profesionit.

Detyra e vështirë, për t’i lexuar ato rreshta i është caktuar mjekut kirurg Shpëtim Ymeri, i cili as vetë nuk e kishte menduar që do i binte “kjo barrë e madhe”.

“Nuk e mendoja kurrë që të më vije në këtë barrë që të flisja në këtë ceremoni mortore, mendoja që do të shtrëngoja dorën siç bëja në spital dhe të thoja “ia hodhe mikja ime”. Nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale. Humbje e madhe për familjen, e mbarë qytetin. Ndihemi të pikëlluar për këtë humbje, të një profesioniste të vwrtetw, dokroreshë humane, të palodhur dhe fjalë pak dhe besnike të këtij profesioni që qëndroi deri në ditën e fundit. Burim frymëzimi, ne të jemi mirënjohës. Kemi kaluar momente stresi, lidhje e sakrifica por edhe sadisfaksionin që të të jep profesioni si kirurg. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë, por jetojnë në mendjen dhe zemrat tona”, tha ai, teksa nga pas ishin kolegët që nuk mbajtën dot lotët.

Kraja u shua në moshën 78-vjeçe, por ajo do të mbahet mend gjatë nga shkodranët, por jo vetëm, për kontributin e dhënë! Edhe pse kishte dalë në pension, ajo vazhdoi punën me të njëjtin pasion si në ditën e parë. Zyliha Kraja ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET SHOKUESE NGA KRIMI HORROR/ Si u ekzekutua 23-vjeçarja me plumb në kokë nga i vëllai, të gjitha lëvizjet e të atit pas vrasjes (FOTO)
Previous article U DËMTUAN NGA TËRMETI I NËNTORIT/ Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton rindërtimin e 250 banesave të tjera, Viti i Ri do i gjejë me shtëpi të reja

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT