Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme disa foto të personave të arrestuar gjatë protestës së 8 Janarit, mes tyre dhe të këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj (Stresi).
Personat e arrestuar nga Policia ishin pjesë e tubimit të dhunshëm në selinë e PD-ë, ku u shkatërruan ambientet e jashtme dhe të brendshme.
Por Sali Berisha nuk nguron t’i quaj të arrestuarit si “Heronjte e 8 Janarit ne Sallen e gjyqit te Narkoshtetit!”.
Në dy postime, Sali Berisha duket se u ka dhënë zemër përkrahësve të tij që përfunduan në qelitë e komisariateve, ndërkohë që sot pritet të marrin masën e sigurisë në gjykatë.
Në foton tjetër ai I quan të arrestuarit si “të pamposhturit”.