• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA SE STREHOI SIRIANËT E KAPUR NË VLORË/ Në hotelin e 63-vjeçarit gjendjen edhe 9 klandestinë të tjerë
Home
Breaking News

U ARRESTUA SE STREHOI SIRIANËT E KAPUR NË VLORË/ Në hotelin e 63-vjeçarit gjendjen edhe 9 klandestinë të tjerë

10 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushes. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve sirianë, tw cilwt kanë përmendur emrin e Fatos Dushës. Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Emigrantët janë dërguar në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa 12 prej tyre ndodhet në QSUT pasi ishin djegur me benzinë, ku 4 sirianë ndodhen në reanimacion.

Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA PËRGATITET PËR RRITJEN E VAKSINAVE KUNDËR COVID-19/ Zv.ministri i Mbrojtjes Civile: Brenda janarit vijnë mbi 400 mijë doza
Previous article I HABIT TË GJITHË/ Rezart Veleshnja: Gaz Paja aktor i mbivlerësuar ngaqë është pjesë e....

Delo.autor

Postime të ngjashme

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë Aktualitet

"JAM POLIC"/ 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT