Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e ‘detyrim paraqitje’ duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.
Ardjan Docaj është vetëdorëzuar pranë autoriteteve, 19 ditë pas pengmarrjes ndërkohë që një ditë me parë Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër. Doçaj u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.
Vetë Doçaj shprehej në një seancë gjyqësore se “nuk kam lidhje, si njoh, kurrë nuk kam qenë i dënuar. Nuk i jam shmangur në asnjë moment drejtësisë, kam qenë jashtë shtetit, erdha u vetëdorëzua dhe kërkoj hetimin në gjendje të lirë”


