Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë.
Prokurori i Sarandës, Sali Hasa, u prangos për korrupsion, pasi kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj një të dënuari.
Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy “sekserë” Julian Zera, Emiljano Mirani.


