• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË SHQIPËRI LABORATORË TË KOKAINËS PËR EUROPËN”/ Eksperti Softa: Durrësi, nyje strategjike për trafikimin lëndëve narkotike
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË SHQIPËRI LABORATORË TË KOKAINËS PËR EUROPËN”/ Eksperti Softa: Durrësi, nyje strategjike për trafikimin lëndëve narkotike

14 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ton kokainë e kapur në 4 muaj, për ekspertin e fushës kundër krimit, Fatjon Softa, do të thotë se Shqipëria është pikë kyçe edhe e përpunimit të kokainës.

“Është çmenduri të mendosh këtë sasi kaq të madhe që kalon në një vend me 3 milionë banorë. Këtu ka laboratorë, siç herë pas here pa kapen, përpunues dhe përgatitës. Këto pastaj janë dalje për në Bashkimin Evropian”, thotë Softa.

E njëjta skemë, droga e fshehur në banane apo në mish, vëzhgohet nga Ekuadori, në portin e Pireut ose në një tjetër port perëndimor, dhe ndalohet në portin e Durrësit. Cilët janë porositësit?

“Meqenëse e vëzhgove në të gjithë rrugën, edhe në portet tranzit, deri në momentin e zbritjes, pse nuk e lë ngarkesën të shkoj në destinacion. Ky ndalim të bëhej në objekt, atje ku është vendi i shkarkimit dhe arrestimet të bëhen dhe me filmime”, thotë Softa.

Specialisti i policisë, Fatjon Softa, e sheh portin e Durrësit si pikën më strategjike të trafikut. Jo vetëm për pozicionin gjeografik, por edhe atë ekonomik.

“Gjithë tendenca e ngarkim-shkarkimit dhe import-eksporteve ngelin tek porti i Durrësit. Është porti më i madh edhe nga pikëpamje potenciale njerëzore, por edhe nga pikëpamja e kalimit të mallrave. Kështu që, mundësia për të depërtuar është”, shprehet specialisti Softa.

Vitet e fundit, sipas Softës, janë shtuar kontrollet. Për të pasur sukses, duhet më shumë punë.

“Efektiviteti i policisë shqiptarë, partnerëve dhe vetë punonjësve atje në Durrës, të cilët përballen me sikletet e tyre, tregon që ka kontroll, por nuk është në nivel 100%. Fakti që kanë kaluar dhe depërtuar, përveç rasteve që janë ekspozuar, tregon se duhet punë më e madhe”, përfundon Fatjon Softa.

Në lidhje me sasinë e kapur të lëndës narkotike këtë të martë në Durrës është arrestuar Barjon Gumeni, administrator i firmës dhe një punonjës tjetër, Jurgen Osmani. Gumeni, para grupit hetimor është shprehur se nuk ka lidhje fare me drogën e kapur, ndërsa ka shtuar se kompania ka porositur vetëm banane. Ndërsa, sipas tij, droga në kontejneri ishte vendosur në pjesën e jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ GJKKO lë në fuqi masën "arrest në burg" për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa
Previous article KONFERENCA NDËRQEVERITARE/ Rama: Shqipëria e fundit që do të largohet nga BE

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT