• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Efektiviteti i vaksinave ndaj variantit Delta
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Efektiviteti i vaksinave ndaj variantit Delta

14 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Deri tani shtatë vaksina kundër COVID-19 janë miratuar për përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhe ndërsa koronavirusi po ndryshon në variante të reja, lind pyetja – sa të efektshme janë vaksinat? Përgjigja është e komplikuar. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Baragona, çdo vaksinë ndihmon për t’i mbajtur njerëzit gjallë dhe larg spitalit.

Me përhapjen e variantit Delta, të dhënat tregojnë se edhe disa njerëz të vaksinuar po infektohen me virusin COVID-19.

Por këto infeksione janë kryesisht të lehta. Të gjitha vaksinat po funksionojnë për të përmbushur objektivin më të rëndësishëm, thonë ekspertët.

“Vaksinat janë shumë të efektshme për atë që janë krijuar. Ato po mbrojnë njerëzit nga rastet e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja”, thotë Bill Powderly, ekspert i shëndetësisë në Universitetin e Uashingtonit.

Një rritje e menjëhershme e infeksioneve në Izrael ngriti kohët e fundit shqetësime se disa vaksina janë më të dobëta ndaj variantit Delta. Por zoti Powderly thotë se vaksinat po parandalojnë rastet më të rënda, siç po ndodh në shtetin e tij të Mizurit.

“Po shohim infeksione, ashtu siç panë izraelitët, tek njerëzit që janë vaksinuar. Por askush prej tyre nuk përfundon në spital. Të gjitha shtrimet në spital, dhe fatkeqësisht, të gjitha vdekjet nga COVID-i, ndodhin tek ata që nuk janë vaksinuar”, thotë zoti Powderly.

Disa nga vaksinat janë më të mira se të tjerat në aktivizimin e sistemit imunitar.

Në përgjithësi, vaksinat me teknologjinë e re të Modernës dhe Pfizer-it duket se prodhojnë më shumë antitrupa. Ato pasohen nga vaksinat me teknologjinë klasike të prodhuara nga Johnson & Johnson, AstraZeneca e Universitetit të Oksfordit dhe Sputnik V e Rusisë.

Vaksinat Sinovac dhe Sinopharm të Kinës janë në fundin e renditjes për nga efektiviteti.

Të gjitha vaksinat prodhojnë mjaft antitrupa për të luftuar variantin origjinal të virusit. Por nivelet e antitrupave fillojnë të kenë më shumë rëndësi kundrejt varianteve të tjera, thonë ekspertët.

“Ndoshta me vaksinat më pak të fuqishme, që nuk po shkaktojnë një përgjigje aq të fortë të sistemit imunitar, varianti Delta ka filluar të depërtojë. Këto vaksina ende ofrojnë një farë mbrojtje ndaj variantit të fundit, por është qartë se ka një dobësim të aftësisë së tyre”, thotë Peter Openshaw, ekspert në Universitetin “Imperial College” të Londrës.

Vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca, J & J dhe Sputnik V, të gjitha duket se janë më të mira se Sinpharm dhe Sinovac në aktivizimin e vijës së dytë të mbrojtjes së trupit, atyre që quhen qelizat T.

“Vaksinat që janë në gjendje të nxisin një përgjigje imune ekstra, si përgjigjen e qelizave T, sigurojnë një mbrojtje më të mirë kundër varianteve të ndryshme, varianteve virale, sesa një vaksinë që shton vetëm antitrupa”, thotë Deborah Fuller me Universitetin e Uashingtonit.

Megjithatë, thotë zonja Fuller, vaksinat Sinopharm dhe Sinovac janë më shumë si vaksinat e përvitshme të gripit: jo perfekte, por më mirë se sa të mos marrësh asnjë lloj mbrojtje, pavarësisht ankesave që ajo dëgjon çdo vit nga njerëzit që vaksinohen.

“Dëgjoj nga ata që marin vaksinën, dhe thonë,” kurrë nuk do ta marr përsëri. “Sepse gjithsesi u sëmura. ‘ dhe përgjigjja ime është gjithmonë: do të ishit sëmurur shumë më keq, ndoshta do të ishit shtruar në spital, nëse nuk do të kishit marrë vaksinën”.

Zonja Fuller thotë se të gjitha vaksinat ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit, që do të thotë, më pak shanse që virusi të evoluojë në variante më të rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE INTERESI PËR VAKSINIME/ Delta po përhapet, Thirrje të rinjve: Vaksinohuni në ditën e hapur
Previous article U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ GJKKO lë në fuqi masën "arrest në burg" për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT