Flet bashkëshortja e Ronald Kryemadhit, i arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi policia shkoi në shtëpinë e tij për ta çuar në gjykatë sepse akuzohet se ka dhunuar fëmijët dhe se nuk i ka lënë të shkojnë në shkollë.
Policia bëri me dije se kur kanë shkuar në shtëpinë e Kryemadhit, ky i fundit u ka nxjerrë armën dhe i ka kërcanuar efektivët për vdekje nëse afrohen.
Sot ka folur gruaja e tij, e cila mohon faktin që Rolandi t’u ketë nxjerrë policëve armë. Sakaq sa i përket fëmijëve, ajo thotë se nuk duan të shkojën në shkollë dhe se nuk mund ti çojë me dhunë.
“Nuk gjetën armë në shtëpi, e sajoi policia. Fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë. Nuk i çoj dot me dhunë fëmijët në shkollë”, ka thënë ajo për report tv.
Kryemadhi akuzohej për dhunë në familje pasi pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.
Policia ka shkuar ditën e djeshme në shtëpinë e tij për ta shoqëruar në Gjykatë lidhur me veprën penale që rëndon mbi të, por sipas njoftimit të policisë ai ka nxjerrë kalashnikovin e pistoletën dhe i kërcënuar për vdekje efektivët.