• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NË TIRANË SE NXORRI TË DHËNAT E DËSHMITARËVE/ Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj! Refuzohet ekstradimi
Home
Breaking News

U ARRESTUA NË TIRANË SE NXORRI TË DHËNAT E DËSHMITARËVE/ Gjykata e Apelit liron ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj! Refuzohet ekstradimi

10 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Report Tv mëson se Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.

Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Gjyqtari Gent Shala ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm. Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.

Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë.  Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

NJOFTIMI

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit ndaj shtetasit me iniciale D.G, nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, ka vendosur:

– Pranimin e kërkesës .

– Lejimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar D.G nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e   Specializuara të Kosovës).

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.

– Heqjen e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.

-Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RA NË PRANGAT E KOLEGËVE/ Zbulohet roli i shefit të Komisariatit të Laçit: Transportonte “baronin e drogës” dhe…
Previous article SHOK SKUADRE ME ASLLANIN/ Emri i Brojës del sërish në Milano, këtë herë e kërkon Inter

s.autor

Postime të ngjashme

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës Aktualitet

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT