• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NË FRANCË/ Kush është durrsaku që do “hiqte qafe” Geron Hasanbelliun për llogari të Kasandër Nogës
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA NË FRANCË/ Kush është durrsaku që do “hiqte qafe” Geron Hasanbelliun për llogari të Kasandër Nogës

24 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka finalizuar tre operacione për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është 40-vjeçari Alban Skonja, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë në Francë. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Skonja akuzohet se në bashkëpunim me Ilirjan Fecin dhe shtetas të tjerë kanë planifikuar vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe A.H, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, kishin marrë përsipër sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës nga Kasandër Noga.

Ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik-gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben.M nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelliut dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë.

Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar një lokal si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbelliut. Vëllezërit s’po arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbelliun, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë.

Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj shtetasit Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbelliu, vëllait të Geron Hasanbelliut. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli. Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhura në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA E LARTË NUK E FAL VIKTOR IMERIN/ Dënohet me burg përjetë “Tori i Xhihanes”
Previous article "KOMISARI I POLICISË NË FUNKSION TË BANDËS"/ Metaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT