• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA E LARTË NUK E FAL VIKTOR IMERIN/ Dënohet me burg përjetë “Tori i Xhihanes”
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYKATA E LARTË NUK E FAL VIKTOR IMERIN/ Dënohet me burg përjetë “Tori i Xhihanes”

24 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shuhet ëndra e Viktor Imerit, për të rifituar lirinë dhe dalë nga burgu. “Ora News” ka mësuar se një muaj më parë një kolegj penal i Gjykatës së Lartë, ka vendosur të rrëzojë dënimin me 25 vite burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës, për vrasjen e Ilir Xhungës dhe Arben Pajës, ngjarje kjo e ndodhur në muajin qershor 1999.

Përmes këtij vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit, Imeri apo siç njihet ndryshe në Vlorë si “Tori i Xhihanes”, doli nga burgu.

Por teksa ka shpërbërë këtë masë dënimi me 25 vjet burgim, Gjykata e Lartë ka urdhëruar të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm Viktor Imerin.

Aktualisht Imeri është në një proces penal në Gjykatën e Posaçme SPAK, ku akuzohet se së bashku me persona të tjerë si Emiljano Shullazi dhe Indrit Taulla, kanë ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin në shkurt 2005.
Burimet shpjeguan për “Ora News” se edhe nëse në këtë proces penal Viktor Imeri fiton pafajësinë, sërisht ai nuk do mundë të dalë nga burgu për shkak të vendimin me burgim të përjetshëm që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Lartë.

Imeri është një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë, dhe njihet si mik i ngushtë i Edison Harizajt dhe Gazmend Brakës alias “Gaxhait”.

Në qershor të vitit 1999, Imeri së bashku me Gazmend Brakën sulmuan në Durrës me automatikë dhe kundërtank dy njerëzit e besuar të Lulzim Berishës, Ilir Xhungën dhe Arben Pajën.

Nga ky sulm të dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa Gaxhai dhe Imeri u arrestuan nga policia po atë ditë në apartamentin e një mjeku në qytetin e Durrësit, teksa kishin hyrë për tu fshehur.

Për këtë ngjarje Gazmend Braka u dënua me burgim të përjetshëm ku vijon të vuajë akoma burgun. Ndërsa pas 24 vjet nga ndodhja e krimit, Gjykata e Lartë, dënoi me burg përjetë dhe Viktor Imerin.

Gjithashtu Viktor Ymeri, është dënuar dhe nga drejtësia Italiane me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë.

Sipas vendimit italian Viktor Ymeri (Imeraj) allias Tomor Ncucaj, në bashkëpunim me një person tjetër, në 12 shkurt 1996, rreth orës 20:00,në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, ka qëlluar me armë zjarri mbi mjetin “BMË”, brenda të cilit ndodheshin Gëzim Muça dhe Taulant Maska, duke sjellë vdekjen e Gëzim Muça dhe plagosjen e Taulant Maska. Taulant Maska ka arritur të shpëtojë duke u larguar me vrap nga mjeti ku ndodhej.

Kush është Viktor Ymeri nga Vlora?

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm.

Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz.

Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marë një dënim me 25 vite burg.

Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur.

Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend.

Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA TERRORISTËT? Gjermania shton masat e sigurisë për festat
Previous article U ARRESTUA NË FRANCË/ Kush është durrsaku që do “hiqte qafe” Geron Hasanbelliun për llogari të Kasandër Nogës

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT