• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRATIS KUR DO I MERRESHIN SHENJAT E GISHTAVE/ DETAJET: Shoqërohej nga një polic, sa i hoqën prangat…
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRATIS KUR DO I MERRESHIN SHENJAT E GISHTAVE/ DETAJET: Shoqërohej nga një polic, sa i hoqën prangat…

4 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rilian Lala, i arrestuar nga Policia e Tiranës për “Armëmbajtje pa leje”, u arratis mëngjesin e sotëm nga ambientet e Komisariatit nr.1 në kryeqytet. I riu do të dilte para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se Lala i ka ikur Policisë në momentin kur do t’i merreshin shenjat e gishtave. I shoqëruar vetëm nga një polic, Rilian Lala ka pritur derisa i janë hequr prangat dhe ia ka “mbathur” nga Komisariati nr.1 në Tiranë, jo shumë larg vendit ku u arrestua.

30 vjeçari u arrestua dy ditë më parë, më datë 2 janar nga forcat Shigjeta te “Ali Demi”, pasi lëvizte me pistoletë me vete. Policia menjëherë pas marrjes së informacioneve se një person qarkullonte me armë zjarri me vete, është nisur drejt “Ali Demit”.

Aty efektivët e Shigjetave kanë parë të riun Rilian Lala, i cili ka hedhur në tokë pistoletën që mbante me vete dhe “ia ka futur vrapit”. Në ndjekje e sipër, ai është arrestuar dhe është dërguar në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

Mirëpo, sot 30 vjeçari ka mundur t’i ikë Policisë pasi në vend që të shoqërohej nga dy efektivë, është shoqëruar vetëm nga një. Gjykata ka dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KATËRFISHTË/ Dera e shtëpisë së familjes shqiptare në Zvicër mbushet me trëndafila të kuq e buqeta me lule (FOTO)
Previous article ALARM NË GREQI/ 4 persona pozitivë me variantin e ri të koronavirusit

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3 Aktualitet

DHUNA NDAJ TË RINJVE NË PROTESTË/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Komisariatit Nr.3

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar Aktualitet

E RËNDË NË VAUN E DEJËS/ Burri tenton të vrasë gruan, e qëllon me sqepar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT