Kosova u trondit një natë para ndërrimit të viteve, pasi kryefamiljari Fetah Zuka vrau me armë zjarri gruan dhe dy djemtë e tij.
Familja shqiptare që jetonte në Zvicër, ishte kthyer në Viti të Kosovës për festat e fundvitit. Mbrëmjen e 30 dhjetorit, kryefamiljari vrau me armë zjarri dy djemtë Hamdi Zuka dhe Arbër Zuka, 23 dhe 18 vjeç, dhe bashkëshorten Makfie Zuka.
Motivet e shuarjes së kësaj familjeje nuk dihen akoma, ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohuri nëse çifti kishte pasur probleme.
Ndërkohë, në Zvicër, para derës së familjes Zuka në Villeneuve, janë dërguar lule dhe janë ndezur qirinj të shumtë nga të njohurit e tyre, duke u solidarizuar me rastin tragjik të kësaj familje.
Lulet ne deren e shtepise se familjes Zuka ne Zvicer:



