Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Spahiun e Arsen Precin, duke i liruar. Këta persona janë arrestuar si të dyshuar nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu me 18 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se armët ishin brenda një automjeti BMW x6, çelësat e të cilit u gjetën në një kazan plehrash pas njoftimit të një rojeje, mjet që ishte vjedhur në Shkodër disa ditë më parë


