Një incident i rëndë, me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në fshatin Qerret të Kavajës, ku është shembur soleta e një shtëpie, e cila ka zënë poshtë dy persona. Njëri nga të lënduarit mësohert se është në gjendje të rëndë
Bert Rroshi dhe Shaban Shehu, kanë ngecur fillimisht poshtë soletës së shtëpisë që u shemb, ndërsa me të mbërritur forcart zjarrfikëse dhe policia, dy të lënduarit, një i ri dhe një burrë rreth të 60-ave janë nxjerrë nga rrënojat.
Njëri nga të lënduarit është nisur për në spital, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.


