• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U akuzua se vendosi TRITOLIN në farmacinë e babait të Tahirit/ Ja milionat e dëmshpërblimit që kërkon Bruka
Home
Aktualitet
Kronikë

U akuzua se vendosi TRITOLIN në farmacinë e babait të Tahirit/ Ja milionat e dëmshpërblimit që kërkon Bruka

4 February, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vite më parë, Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia, si i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

Shpërthimi në farmacinë e zotit Tahiri, në shkurt të vitit 2015, dhe vendosja e një tjetër sasie tritoli po atë natë pranë një stacioni autobusi, që në fakt nuk shpërtheu, u cilësuan akte terroriste.

Gjatë hetimeve të mëpasshme, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u publikuan së pari nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Por 10 muaj pasi e mbajti nën arrest, Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga dyshimet e saj, duke pushuar hetimet për secilin prej tyre, që nga i dyshuari si urdhërues e deri te personi që dyshohej se kishte përdorur aparatin celular për të realizuar shpërthimin me anë të një telefonate.

Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të gjente prova dhe motive për këto dy ngjarje. Tani, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë (8 milionë e 700 mijë lekët/ vjetra) dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë. Çështja e dëmshpërblimit do të gjykohet në Gjykatën Administrative Tiranë, kurse për ngjarjen që Bruka dhe të tjerë u arrestuan, nuk ka ende një autor.

/ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Conte thumbon klubin: Shpenzuam 200 milionë euro për lojtarë skarco
Previous article Video/ Historia e dhimbshme e nënës që i vdiqën binjakët dhe mesazhi për djalin adoleshent

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT