• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Conte thumbon klubin: Shpenzuam 200 milionë euro për lojtarë skarco
Home
Futboll

Conte thumbon klubin: Shpenzuam 200 milionë euro për lojtarë skarco

4 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka kritikuar sërish drejtuesit e klubit për merkaton e cunguar dhe afrimin e elementëve që sipas tij nuk janë në nivelin e dëshiruar. Merkatoja e dimrit, sipas Conte është e ngjashme me atë të verës së kaluar, ku edhe pse erdhën 7 lojtarë mungoi cilësia në skuadër. Këtë sezon, Chelsea është 19 pikë pas Manchester City në kampionat, ndërkohë që vjet “blutë” e Londrës fituan Premier League, duke qenë 15 pikë para kryesuesve aktualë.

Conte shprehet se investimi i bërë nga City ishte më cilësor, gjë që sipas tij mungoi te Chelsea dhe ndikoi në paraqitjen e skuadrës këtë sezon. Pep Guardiola i mbjti lojtarët kryesorë dhe shpenzoi 200 milionë të tjera për të afruar Bernard Silva, Ederson dhe Kyle Walker, ndërsa Chelsea humbi 3 titullarë si Diego Costa, John Terry dhe Nemanja Matic, duke mos qenë në gjendje t’i zëvendësojë ata me lojtarët e duhur.

Sulmuesi Olivier Giroud, blerja e dimrit per Chelsea

Edhe “blutë” shpenzuar 200 milionë euro në merkato, por të ardhurit, si Drinkwater, Bakayoko, Rudiger apo Zapacosta, nuk arritën të përshtaten e shkëlqejnë. Ndërkohë që, edhe përforcimet e merkatos së janarit, si Olivier Giroud, Emerson Palmieri e Ross Barkley nuk i kënaqin tifozët apo edhe vetë trajnerin Conte.

“Duhet të jemi realist dhe të kuptojmë se cili është niveli ynë, pasi jemi duke luftuar për të kapur një vend që na çon në Champions League. Duhet të bëhemi të fortë dhe të pranojmë këtë situatë, duke kuptuar se në të ardhmen është më mirë të blejmë 2 apo 3 lojtarë cilësorë e jo 8, duke i menaxhuar më mirë paratë. Humbëm lojtarë me përvojë, ndaj dhe kemi vështirësi të përballojmë situata delikate”, u shpreh Antonio Conte në prag të ndeshjes që Chelsea do të luajë nesër ndaj Watford.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Nuk ka 'mëshirë' për Sassuolon, Juventus shënon edhe golin e katërt
Previous article U akuzua se vendosi TRITOLIN në farmacinë e babait të Tahirit/ Ja milionat e dëmshpërblimit që kërkon Bruka

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT