Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka reaguar dhe hedhur poshtë sot akuzat që iu bënë dje nga selia e LSI, nëpërmjet ish-deputetes Silva Caka me pretendimin ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani.
Me anë të një reagimi ne Facebook, Ibrahimaj duke treguar se do të ndjekë hapat ligjorë duke çuar Cakajn dhe LSI-në në gjyq për prishje imazhi të saj dhe të institucionit që drejton, thekson se “Në kushtet e lajmeve të shpërndara në media nga Znj, Silva Caka dhe LSI, e keqardhur që lufta politike po tregohet me të padrejtë e ashpër ndaj tatimpaguesve dhe Institucioneve, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, me shqetësimin e dëmeve të tashme dhe të ardhshme të shkaktuara nga ky lajm dhe nga të tjerë që mund ta pasojnë atë, dua tju bëj me dije se, do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e emrit dhe të imazhit tim dhe të institucionit që drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”
Me herët reagoi edhe kompania “URBAN DISTRIBUTION” e cila ka demontuar të gjithë deklaratën e LSI duke e nxjerrë totalisht blof me fakte.


