Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka insistuar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron ndërtimin e murit me Britanine, por Brexit nënkupton se gjithsecili do ecë në rrugën e vet.
Tusk ka thënë se kryeministrja britanike, Theresa May ka dëshiruar të demonstrojë me çdo kusht se Brexit mund të jetë i suksesshëm, por ajo pikë nuk ka qenë në objektivin e BE-së.
Ai ka prezantuar draft udhëzimet e BE-së për negociata me Mbretërinë e Bashkuar, për marrëdhëniet mes dy palëve, pas përfundimit të procesit të Brexitit.
Tusk ka thënë se BE-ja dëshiron një marrëveshje ambicioze dhe të avancuar të tregtisë së lirë me tarifa zero sa në mallra.
Mirëpo ai ka thënë se “marrëveshja jonë nuk do ta bëjë tregtinë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian më të butë.
Sipas tij marrëveshja do të jetë më e komplikuar dhe më e kushtueshme për të gjithë.
“Kjo është esenca e Brexit”, ka thënë ai, njofton rel.
Tusk ka thënë se do të shënohej hera e parë në histori që një marrëveshje e tregtisë së lirë, do të dobësonte dhe jo forconte, marrëdhëniet ekonomike.


