Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në La Spezia të Italisë ku një e re shqiptare ka humbur jetën.
Mediat e vendase raportojnë se 28 vjeçarja shqiptare ka rënë nga kati i katër i një ndërtese në rrugën Via Duino.
E reja mësohet gjithashtu se banonte me bashkëshortin dhe ishte nënë e një foshnje 1 vjeçe.
Hetimet paraprake zbuluan se ngjarja ishte aksidentale edhe pse fillimisht u aludua për një vetëvrasje.
Gruaja dyshohet se ka humbur ekuilibrin, teksa nderte rrobat, duke rënë nga ballkoni. Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
28-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte e martuar dhe la pas një fëmijë 1 vjeç, i cili ishte në kopsht kur ndodhi tragjedia.


