• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia: Uashingtoni nuk do të furnizojë me armë militantët kurdë në Siri
Home
Nderkombetare

Turqia: Uashingtoni nuk do të furnizojë me armë militantët kurdë në Siri

28 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Turqia tha të shtunën se Uashingtoni është zotuar të ndalë furnizimin me armë të forcave kurde YPG në Siri, ndërsa ofensiva e Turqisë kundër grupit të mbështetur nga Shtetet e Bashkaura hyri në ditën e tetë.

Presidenca turke tha në një deklaratë se Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster foli të premten me Ibrahim Kalin, një zëdhënës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. McMaster konfirmoi në bisedën telefonike se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i jepnin armë milicisë së grupit YPG, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur konfirmim nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet ndërmjet dy aleatëve të NATO-s janë tensionuar nga ofensiva e Turqisë dhe mbështetja me armëve e grupit YPG nga Uashingtoni.

Të premten, Presidenti Erdogan u shfaq sfidues dhe paralajmëroi se është i përgatitur të konfrontohet me Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, dhe u zotua se objektivi i radhës i operacionit do të jetë qyteti kurd ku ndodhen njësitë speciale amerikane./VOA

Duke folur më tone sfiduese në një takim në Ankara me anëtarët e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), zoti Erdogan shpërfilli thirrjet amerikane për kufizimin e operacionit të filluar një javë më parë dhe saktësoi se objektivi i radhës do të jetë qyteti Manbij dhe në vazhdim deri në lindje të kufirit irakian “derisa të mos mbetet asnjë terrorist”.

Ky veprim mund të vendosë forcat turke kundër gati 2.000 trupave amerikane që janë në Siri si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për të eleminuar lëvizjen militante të Shtetit Islamik në Siri.

Agjensia e lajmeve Reuters njoftoi se Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të tërhiqen menjëherë nga rajoni Manbij, duke dhënë kështu tregues se ofensiva do të ndodhë shumë shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria cakton fond 3.7 mlilion EURO për shpërblime ndaj administratës
Previous article Si përfitohet pensioni para se të plotësoni moshën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT