• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria cakton fond 3.7 mlilion EURO për shpërblime ndaj administratës
Home
Ekonomi

Qeveria cakton fond 3.7 mlilion EURO për shpërblime ndaj administratës

28 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Ekonomi

Me një Udhëzim të datës 19 janar, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka caktuar fondi prej 500 milionë lekësh të reja, ose 3.7 milionë euro, si fond të veçantë për të gjitha institucionet publike qendrore. Sipas ligjit, fondi i veçantë i Buxhetit nuk është pjesë e fondit të pagave të administratës publike. Ai alokohet dhe mund të përdoret vetëm me miratimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Në përputhje me një vendim të mëparshëm të qeverisë, fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave. Ai mund të përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë; shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik; shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore; dhënie ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe për raste të tjera apo edhe veprimtari social-kulturore.

Shpërblimet- VKM parashikon edhe që shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor, për festat e fundvitit, në masën 10 mijë lekë, Por vitet e fundit ka qenë vetë qeveria, e cila ka vendosur, me Vendim të veçantë, që të mos jepet ky shpërblim. Konkretisht, në fund të vitit të kaluar, një Vendim i Këshillit të Ministrave sanksiononte: “Përjashtimisht për vitin 2017, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve, me përjashtim të një shpërblimi për festat e fundvitit për punonjësit e Policisë së Shtetit. Masa e shpërblimit për këta punonjës përcaktohet nga titullari i ministrisë, në përputhje me fondin aktual, të veçantë, të miratuar për vitin 2017, por, në asnjë rast, ky shpërblim nuk tejkalon masën 10.000 lekë”. Pra, u është dhënë vetëm policëve.

Festat- Po kështu, sistematikisht është përjashtuar mundësia që të përdoren fonde nga buxheti për festa të fundvitit, apo aktivitete të tjera, pavarësisht se me VKM parashikohet ndryshe. “Në veprimtari me karakter social apo kulturor, që përballohen nga fondi i veçantë, përfshihen ato veprimtari të cilat organizohen vetëm për punonjësit e institucionit, sikurse janë ato të organizuara për rastet e daljeve në pension, të festimeve të fundvitit dhe të tjera organizime të realizuara nga institucioni. Në çdo rast, masa e shpenzimit, që mbulohet nga fondi i veçantë për këto veprimtari, nuk duhet të kalojë vlerën e 2.500 lekë për punonjës. Kur veprimtaritë social-kulturore organizohen jashtë qendrës së punës, shpenzimet e transportit dhe të akomodimit paguhen nga vetë punonjësit”, theksohet në vendimin që përcakton mënyrat e përdorimit të këtyre fondeve.

Ndihmat- Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit. Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50 mijë lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30 mijë lekë, për çdo rast.

Po kështu përdoret fondi i veçantë në rast të sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50 mijë lekë, për çdo rast. Gjithashtu, me rastin e daljes së punonjësve në pension pleqërie, pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore.

Shumat- Janë 81 mijë e 503 punonjës në administratën qendrore, duke filluar nga Kuvendi, Presidenca, apo Kryeministria, deri tek agjencitë qeveritare, Gjyqësori apo Prokuroria. Për këta punonjës është vënë në dispozicion një fond limit prej 500 milionë lekësh, ndarë në përputhje me numrin e punonjësve të secilit institucion.

Fondin më të madh prej 191 milionë lekësh e merr ministria e Arsimit, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të punonjësve në sistemin e saj: 31 mijë vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kaq joshëse si keni parë asnjëherë, vajzën dhe gruan e deputetit (FOTO)
Previous article Turqia: Uashingtoni nuk do të furnizojë me armë militantët kurdë në Siri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT