• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si përfitohet pensioni para se të plotësoni moshën
Home
Sociale

Si përfitohet pensioni para se të plotësoni moshën

28 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Çdo person mund të përfitojë pensionin pa plotësuar moshën.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se nëse kanë vitet e punës, atëherë gratë mund të kërkojnë pension edhe pa mbushur moshën 60 vjeç e 6 muaj (është sot mosha e daljes në pension për grate).

Po kështu edhe burrat mund të përfitojnë pension pa mbushur 65 vjeç. Ligji për sigurimet shoqërore parashikon pensionin e reduktuar, por me kushtin që për aq muaj sa e kërkoni pa mbushur moshën, atëherë do të ulet përfitimi, duke e shumzuar me koeficentin 0.6.Si përfitohet pensioni i reduktuarPersonat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit.

Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shembulli:

Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0.6 %, që është koeficienti i miratuar).DokumentatPër të përfituar pension të reduktuar përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.

Përfituesi së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme:

a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: – Fotokopje e kartës së identitetit; – Çertifikatë e gjëndjes familjare; – Çertifikatë martese (vetëm për kërkueset femra); – Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare; – Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit; – Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. – Dy fotografi

b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: – Libreza e punës; – Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; – Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore; – Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare); – Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); – Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; – Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: – Vërtetim i gjendjes gjyqësore; – Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; – Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë; – Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.d) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: – Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqia: Uashingtoni nuk do të furnizojë me armë militantët kurdë në Siri
Previous article VIDEO/ Kuksiani përshëndet nga Londra: Për ata që hapen b*thësh me lekët e babit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT