Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, thotë se: “Gjatë ditëve të fundit po shihen shumë qartë përpjekjet për themelimin e një strukture terroriste, në të vërtetë të një ushtrie terroriste nën emrin ‘Forcat e Sigurisë Kufitare në Siri’”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bozdağ në një konferencë për shtyp, pas takimit të Këshillit Ministror tha se, “Si krijimi i një korridori terrorist në rajon, ashtu edhe themelimi dhe mbështetja e një ushtrie terroriste nën emrin e sigurisë kufitare për mbrotjen e këtij korridori terrorist, në mënyrë të padiskutueshme është një kërcënim për integritetin territorial, sigurinë kufitare, sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve tanë, si dhe për sigurinë kombëtare”.
“Kur bëhet fjalë për mbijetesën e popullit dhe shtetit të vet, kur nevojitet eliminimi i kërcënimeve dhe i rreziqeve, Turqia do t’i bëjë këto pa hezituar, dhe është duke e bërë. Por, ndonjëherë nuk mund të arrihet një rezultat me eliminimin e rreziqeve, atëherë mund të nevojitet që të merren në konsideratë rreqizet më të mëdha. Përveç eiminimit të rreziqeve dhe kërcënimeve për mbijetesën e popullit turk dhe shtetit të Turqisë, kur ka ndonjë çështje për të cilën nevojitet të merren reziqet më të mëdha dhe kërkohet që të ndërmerren hapat për të, Turqia nuk do të hezitojë që ta ndërmarrë këtë hapë”, ka deklaruara ai.
Duke shprehur se Turqia ka treguar shumë herë haptazi që është kundër themelimit dhe mbështetjes së një ushtrie terroriste, Bozdağ ka thënë se, “Turqia tanimë ka ardhur në pikën e fundit të durimit. Askush nuk duhet të pres më shumë durim nga Turqia për zhvillimet e ardhshme. Turqia është e vendosur që t’i ndërmarrë hapat të cilat duhet të merren për këtë çështje. Turqia nuk ka nevojë që të marrë leje nga askush për hapat që duhet t’i ndërmer për mbijetesën e popullit dhe shtetit të Turqisë”.
“Është tejet e rëndësishme që SHBA t’i japë fund menjëherë mbështetjes së ofruar”
Duke nënvizuar se ka një kontradiktë të madhe mes atyre që qeveria e SHBA-ve po i thotë dhe atyre që po i bën në terren lidhur me zhvillimet në Siri, Bozdağ, është shprehur se, “Iu bëjmë thirrje edhe një herë, është e rëndësishme mbledhja e armëve të dhëna për krahun e PKK-së në Siri, PYD/YPG-në. Është tejet e rëndësishme që SHBA t’i japë fund menjëherë mbështetjes së ofruar. Duhet të hiqet dorë nga përpjekjet për krijimin e korridorit terrorist në rajon dhe mbështetjet e dhëna për themelimin e një ushtrie terroriste”.