• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
Përse e kuqja na bën të ndihemi më tërheqës?
Home
Modë
Stil

Përse e kuqja na bën të ndihemi më tërheqës?

18 January, 2018 Ina.Autor Modë, Stil

E kuqja është ngjyra e pasionit, sinjal i alarmit dhe e reklamave, na tërheqë gjithmonë vëmendjen. Gjithashtu është e lidhur me ngjyrën e gjakut, të dashurisë, të intimitetit dhe gëzimit.
Negativisht është e lidhur me notat e këqija, problemet ekonomike, luftën, dhunën dhe me çdo gjë të ndaluar. Është prezente në sinjalet e trafikut, është ngjyra e urgjencave, por edhe e tërheqjes seksuale. Të brendshmet e kuqe gjithmonë janë joshëse sepse rrisin vetëvlerësimin.

Sipas psikologes Anne Berthold të Universitetit të Zyrihut, në Zvicër personat që vishen me tone të të kuqes e shohin veten më të bukur dhe më tërheqës se ata që vishen me ngjyrë blu. Për këtë u realizua një eksperiment dhe iu kërkua një grupi vullnetarësh që të vishnin një këmishë o blu o të kuqe dhe hynë në dhoma me pasqyra. Më pas iu kërkua që të vlerësonin veten. Rezultati ishte përfundimtar: ata që kishin veshur ngjyrën e kuqe ndiheshin më seksi.

Sipas autorëve, arsyeja e këtij efekti është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe tregon disponueshmëri erotike. Të veshësh të kuqen tregon se jeni seksualisht më receptivë, sesa të veshësh ndonjë ngjyrë tjetër. Kjo mund të jetë negative për personat e ndrojtur, të cilët e gjejnë jo komode vënien në qendër të vëmendjes, shkruan bota.al. Studime të tjera tregojnë se tërheqja e së kuqes ka një bazë objektive të bazuar në biologji.

Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Psychology “, i kryer në vitin 2010, tregoi se gratë e veshura me të kuqe ishin më joshëse. Për këtë, një grupi djemsh 20-vjeçarë iu treguan foto të vajzave me pamje pothuaj të njëjtë. Rrobat e vajzave ishin të ngjyrosura herë me të kuqe dhe herë me ngjyra të tjera.

Në të gjitha rastet kur fotot e vajzave ishin ngjyrosur me të kuqe , konsideroheshin nga djemtë më tërheqëse dhe më të dëshirueshme seksualisht sesa fotot e atyre që ishin ngjyrosur me tone të tjera. Shpjegimi vjen nga origjina e fizionomisë së paraardhëseve tanë. Shembull janë femrat e babuinëve dhe të shimpazeve që skuqen si shenjë seksuale kur afrohet ovulimi i tyre. Në këtë mënyrë tërheqin mashkullin dhe rrisin disponueshmërinë për t’u çiftëzuar.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me ne qeniet njerëzore. Seksualiteti është më shumë se primitiv nga sa e besojmë dhe ngjyra e kuqe e ka ruajtur këtë aftësi për të na tërhequr.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqia tjetër ultimatum SHBA/ Rreziqet e mëdha: Kur bëhet fjalë për mbijetesë, ne…
Previous article Ish Presidenti i Realit: Perez dëshiron të largojë Ronaldon për Neymar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë! Modë

DO JETË I PREFERUARI JUAJ! Ky print do të zëvendësojë totalisht modelet me pika këtë verë!

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT