• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TURISTËT TË MAHNITUR NGA THETHI/ Shijojnë ditët e nxehta në freskinë e Alpeve
Home
Sociale

TURISTËT TË MAHNITUR NGA THETHI/ Shijojnë ditët e nxehta në freskinë e Alpeve

13 July, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Parku Kombëtar i Alpeve, ngelet një nga destinacionet kryesore të turistëve të huaj që i drejtohen Thethit. Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqipërisë është Thethi.

Vetë turistët e huaj, shprehen se kanë gjetur në Theth mikpritjen dhe natyrën magjepsëse që ofron kjo perlë e natyrës në Theth, në territorin e Bashkisë Shkodër. Ka nga ata që vijnë për herë të parë por edhe nga ata që rikthehen, ndërkohë që Anglia, Gjermania mbeten dy vendet që vizitojnë më së shumti këtë zonë.

“Nga Gjermania, është hera e dytë në Shqipëri, shumë bukur, pamje e bukur, njerëz të këndshëm që na duan”, thotë një turiste.

Unë jam nga Londra, është fantastike, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth, ne vizituam Syrin e kaltër sot që i mahnitshëm dhe kjo shtëpi është fantastike. Po do t’ia rekomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu”, shprehet turisti nga Londra.

“Është hera e parë në Shqipëri, ne jemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu, ky vend është fantastik, shumë i këndshëm, do t’ia rekomandoj edhe njerëzve të tjerë”, shprehet një tjetër turiste.

“Ne jemi nga Gjermania, është hera e dytë që jam këtu, kemi qenë para dy vitesh. Ne gjetëm shumë informacion në blog në internet për Thethin, një pamje fantastike përreth absolutisht ja vlen që ta vizitosh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësorë, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt. Është me të vërtetë një vend i këndshëm”, thotë një turist nga Gjermania.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, që e kthen këtë zonë në kryeqendër të turizmit malor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MUAJ PAS LINDJES/ Olta Gixhari zbulon emrin e veçantë të djalit, e keni dëgjuar më parë?!
Previous article U GODIT NGA GOMONJA NË KARABURUN/ 56-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT