• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tuneli i Krrabës/ 1 mln $ për mirëmbajtjen
Home
Ekonomi

Tuneli i Krrabës/ 1 mln $ për mirëmbajtjen

23 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Ekonomi

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nënshkruante një kontratë mirëmbajtje për tunelin e Krrabës që është edhe pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Por e gjendur në surprizë me një kontratë që mbaroi në shtator të këtij viti dhe me një tranzicion nëpër institucione si efekt i situatës post-zgjedhore duket se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bëjë një shtesë të kontratës deri në një moment të dytë.

Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion duket se zgjidhja është menduar që të jetë negocimi në tryezë me kompaninë që ka pasur mirëmbajtjen e tunelit përgjatë një viti. Sipas një njoftimi të Agjencisë së Prokurimit Publik bëhen me dije vlerat që do të shkojnë për mirëmbajtjen por jo afati i shtesës së kontratës.

Kështu vetëm për pjesën e re që fillon nga 29 shtatori 2017 e në vijim vlera e kontratës është mbi 16 milionë lekë shtuar këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në total kontrata nga fillimi e deri më sot, pra pjesa e prokuruar në vitin 2016 dhe ajo e shtuar së fundmi e çon vlerën në 118 milionë lekë apo mbi 1 milionë USD.

Kostoja e mirëmbajtës së tuneleve nëpër autostrada është relativisht e lartë për shkak të sistemeve që janë të integruara brenda tyre që lidhen me ajrimin apo sigurinë. Përveç Tunelit të Krrabës, aktualisht në regjim mirëmbajtjeje është edhe Tuneli i Thirrës që gjenet në Rrugën e Kombit i cili vlerësohet të ketë një kosto më të lartë se ai në Tiranë-Elbasan./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cavani lë në 'hije' Mbappe-në
Previous article BOKS/ Joshua-Takam, do të zgjedhë pasardhësin e Klitschkos

Redaktor2

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT