Valë shkarkimesh në Policinë e Shtetit, pas dështimit të kupolës së saj për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme në kryeqytet.Pas shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda me këtë motivacion, ka ardhur edhe një tjetër largim i bujshëm.
Elton Alushi nuk do të jetë më drejtori i Policisë së Tiranës.
Ai është shkarkuar rreth një vit pasi e mori këtë detyrë dhe shkaku është i njëjtë, mungesa e sigurisë së qytetarëve dhe shtetasve të huaj në kryeqytet gjatë protestës së tensionuar dhe të dhunshme të opozitës.


