• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1500 SHQIPTARË NË DUBAI/ Ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: S’ka vend për panik
Home
Aktualitet
Kronikë

1500 SHQIPTARË NË DUBAI/ Ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: S’ka vend për panik

1 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë.

Në një interviste ekskluzive me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai thotë se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme dhe për momentin nuk është nevoja për evakuim emergjent.

“Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme, për faktin se lidershipi këtu ka qenë në kontakte të vazhdueshme me planet iraniane, dhe ishte e pa menduar që do të kishte goditje të tilla. Për më tepër, ky vend dhe vendet e tjera të Gjirit kanë bërë të ditur prej kohësh se ato nuk do të lejojnë asnjë sulm nga territoret e tyre. Pra, ka qenë e papritur dhe e pa parashikuar, prandaj ka krijuar këtë lloj impakti.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe kemi përafërsisht 1,400–1,500 shqiptarë me rezidencë, që punojnë dhe jetojnë këtu, por ka edhe një numër turistësh, i cili është i pa njohur, pasi ata lëvizin pa viza dhe nuk kanë obligim të lidhen me ambasadën. Mendohet se, përveç këtyre 1,500 rezidentëve, mund të ketë rreth 2,000 të tjerë që shkojnë dhe vijnë pa pasur nevojë për vizë.

Ka një interes të shtuar për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, jemi në kontakt, shkëmbejmë telefonata dhe email-e, mundohemi t’i qetësojmë, pasi nuk bëhet fjalë për një bllokim, por për gjetjen e rrugëve alternative për lëvizjen e tyre. Sot kjo është e pamundur, për faktin se duhet të kuptojmë se mbrojtja raketore e Emirateve, e cila sot është një nga më të mirat në botë, nuk mund të lejojë lëvizjen e aeroplanëve, pasi duhet të interceptojë raketat.

Mendoj se ndoshta edhe nesër do të kemi lajme të reja, të cilat do të mundësojnë lëvizjen. Sot kam ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme; kam qenë atje në një briefing të ministres së shtetit, e cila bëri me dije se nuk duhet të ketë vend për panik, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë situatën nën kontroll përmes mbrojtjes raketore.

Sa i përket hapjes së hapësirës ajrore, ajo lidhet jo vetëm me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me vendet fqinje, të cilat e kanë të mbyllur hapësirën ajrore përmes Arabisë Saudite, Katarit dhe Kuvajtit. Kjo është situata aktuale.

Nuk po flitet për momentin për evakuim, për faktin se leja për hyrje dhe dalje është e pamundur, jo vetëm për Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe për vendet fqinje”-u shpreh ambasadori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUBIMI I OPOZITËS/ Shkaktohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi
Previous article SHKARKIMI I PRODËS/ Zbulohet motivacioni: U rrezikua jeta e shtetasve të huaj, nuk garantoi rend dhe siguri! Detyrën e merr Sokol Bizhga

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT