Zbulohet shkaku i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit në detyrën e numrit një të uniformave blu.
Motivacioni i shkarkimit ka qenë se “nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së opozitës”.
Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë.
Dje ishte protesta e dytë radhazi që Policia e Shtetit nuk e kishte marrë përsipër sigurinë dhe rendin për shkak të dhunës së ushtruar me molotovë. Por duke mos garantuar këtë siguri, vuri në rrezik jetët e qytetarëve, shtetasve të huaj, vetë protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës.
Pas largimit të Prodës është mësuar edhe zëvendësuesi i tij i përkohshëm.
Në krye të institucionit është komanduar përsëri Sokol Bizhga, që ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Komanduar pas largimit të Muhamet Rrumbullakut dhe deri në emërimin e Prodës.


