Mbështetësit e aktakuzës ndaj Presidentit Donald Trump kanë dalë në rrugë në qytetet e mëdha të SHBA-së në prag të votimit të Dhomës në Kongresin amerikan.
Trump është fajtor”, “Trump-Putin 2020” lexohet në disa banderola që mbajnë në duar protestuesit të cilët kërkojnë shkarkimin nga posti i presidentit të Donald Trump.
Kryetarja e Dhomës gjithashtu do të shpalos ‘hartën’ e rrugës së përshkruar nga demokratët për fajësimin e Trump i cili akuzohet se ka ushtruar presion mbi homologun e tij ukrainas për rihapjen e hetimit për korrupsion ndaj djalit të ish zv/presidentit Joe Biden, me qëllim goditjen e këtij të fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Dhoma e Kongresit, rreth orës 15:00 do të ketë një debat prej rreth një ore mbi rregullat e përshkruara për votimin, dhe deputetëve do t’u kërkohet të shprehen në këtë drejtim dhe rreth orës 16 do të votohen dy nenet për fajësimin e presidentit, proces i cili më pas do të zhvillohet edhe në Senat.




.jpg)
