• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA PAKETA “ANTI-SHPIFJE” tek “BUXHETI 2020″/ 22 çështjet më të “NXEHTA” që sot zbresin në Kuvend
Home
Politikë

NGA PAKETA “ANTI-SHPIFJE” tek “BUXHETI 2020″/ 22 çështjet më të “NXEHTA” që sot zbresin në Kuvend

18 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Plot 22 pika janë në rend dite dhe që pritet të diskutohen në seancën parlamentare të 18 dhjetorit, ku 13 prej tyre janë të karakterit financiar dhe ekonomik.

Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën e nesërme Parlamentare.

Përveç këtyre çështjeve, tema më e diskutueshme dhe e debatueshme do të jetë Paketa Anti-Shpifje e cila ka pësuar disa ndryshime por që është miratuar në të gjitha komisionet parlamentare. Në thelb të kësaj pakete është rregullimi i tregut të medieve online dhe televizioneve.

Pas në diskutime nuk do të mbetet as tërmeti, pasi projektbuxheti i vitit 2020 do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave. Fondi për rindërtimin do të jetë 20 miliard lekë ku 13 miliard janë nga buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër ndihma. Po ashtu në buxhet është parashikuar edhe një fond prej 1.2 miliardë lekë që do të shërbej si bonus qiraje për të gjitha familjet e mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Po ashtu janë shtuar 3 miliardë lekë për Ministrinë e Infrastrukturës në zërin e shpenzimeve, po në këtë zë është dhënë 1.5 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 0.5 miliardë për Ministrinë e Bujqësisë. Ndërsa në buxhetin vendor janë shtuar 400 milionë lekë, si në zërin e transfertës së pakushtëzuar po ashtu edhe në transfertat e veçanta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRUMP ËSHTË FAJTOR"/ Mbështetës të fajësimit protestojnë në rrugë në prag të votimit të Impeachment
Previous article REAL DHE BARÇA NË TË NJËJTIN HOTEL/ Valverde ngacmohet për kafe me Zidane

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT