Tritoli ka “shkundur” sërish sonte Fushë – Krujën.
Raportohen se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit në orën 22:00.
Tritoli i është vendosur një makine të parkuar.
Makina ishte në pronësi të shtetasit Saba Xaka. Per fat të mire nuk ka patur persona të lënduar.
Makina të cilës i është vendosur tritoli ka qënë “Golf 6”. Mësohet se babai i shtetasit Saba Xaka, është punonjës i Bashkisë së Krujës.