Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Paris. Mediat raportojnë se një person ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur katër të tjerë.
Dy burra dolën nga një makinë dhe qëlluan ndaj individëve të ulur në tarracën e një bari, tha forca lokale në Parisin verilindor, duke shtuar se i dyshuari i dytë ishte në arrati.
Kryetari lokal, Francois Vauglin, tha se incidenti ndodhi në një kafene, ku klientët kishin arritur të kapnin një nga të dyshuarit.


