• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTIN NË TEHERAN NË MES TË LUFTËS/ Bisedime me liderët e Iranit dhe Turqisë, në fokus rikthimi i eksporteve të drithërave ukrainase
Home
Nderkombetare

PUTIN NË TEHERAN NË MES TË LUFTËS/ Bisedime me liderët e Iranit dhe Turqisë, në fokus rikthimi i eksporteve të drithërave ukrainase

19 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, arriti në Teheran më 19 korrik dhe pritet të mbajë bisedime me homologët e tij iranian dhe turk, Ebrahim Raisi dhe Recep Tayyip Erdogan.

Bisedimet pritet të përqendrohen në propozimin e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që ka për qëllim rikthimin e eksporteve të drithërave ukrainase për të lehtësuar krizën globale ushqimore.

Në agjendë të bisedimeve pritet të jetë edhe konflikti në Siri. Kjo vizitë është pjesë e të ashtuquajturit format të bisedimeve të Astanës, që lidhen me Sirinë. Putin po ashtu është paraparë të takohet me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Kjo është vizita e parë e liderit rus jashtë ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Yury Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, u tha gazetarëve në Moskë se bisedimet e Putinit me Erdoganin do të përfshijnë edhe planin për të zhbllokuar dërgesat e drithërave ukrainase.

“Çështja e dërgesave të drithërave ukrainase do të diskutohet me Erdoganin… Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Ushakov.

Rusia ka marrë kontrollin e disa prej porteve në Detin e Zi dhe ka bombarduar disa të tjera, përfshirë edhe portin e Odesës, ndërsa Ukraina ka vendosur mina në afërsi të disa porteve, me qëllim që të parandalojë sulmet tokësore ruse.

Negociatat midis Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së raportet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të mundësonte nisjen e eksporteve të drithërave ukrainase përmes porteve.

Negociatorët rusë dhe ukrainas pritet të takohen me diplomatët turq dhe të OKB-së në Stamboll më 20 korrik për të diskutuar për marrëveshjen e mundshme.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lënë të kuptohet më 15 korrik se dokumenti final do të jetë gati së shpejti dhe do të mundësojë rikthimin e eksporteve të drithërave ukrainase dhe të drithërave dhe plehrave artificiale që eksporton Rusia.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka konfirmuar se “marrëveshja në parim është arritur” midis Ukrainës dhe Rusisë, që sipas tij, do të krijojë një korridor të sigurt detar për të mundësuar transportin e drithërave.

Sipas Ushakov, një qendër koordinuese do të hapet në Stamboll, që do të lejojë rrugëtimin e mallrave përmes Detit të Zi.

Diplomatët kanë thënë se në planin e diskutuar përfshihet edhe lejimi që anijet ukrainase të përcjellin dërgesat me drithë jashtë porteve. Negociatorët shpresojnë se kjo zgjidhje do të mundësojë që të zbrazen depotë me drithëra në Ukrainë, para sezonit të ri të korrjeve.

Bllokada e eksporteve të drithërave ka bërë që çmimet globale të ushqimit të rriten dhe janë rritur shqetësimet për përhapjen e urisë në Afrikë dhe Lindje të mesme, zona që varen nga dërgesat ukrainase të drithërave./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NXORRI NË PAH TË PASMET BOMBASTIKE/ Georgina Rodriguez akuzohet për herë të parë për…
Previous article TRONDITET FRANCA/ Sulm me armë zjarri në një lokal në Paris, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur!

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT